Nënshkruhet marrëveshja për ristrukturimin e rrjetit të autobusëve të Transportit Publik në Kryeqytet

PrishtinëPostuar: 17:07 / 11.12.2023

“Me këtë projekt synojmë një transport urban më efikas dhe të përshtatshëm për qytetarët, duke ofruar qarkullim me autobusë modern e të rinj në shumë zona të Prishtinës.
Po ashtu inkuadrojmë sektorin e autobusëve privat në atë publik dhe digjitalizojmë gjithë sistemin e biletave.
Me realizimin e kësaj marrëveshjeje ne synojmë kryeqytet më të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për të gjithë qytetarët.” – ka shkruar kryetari Rama.