Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për përkrahjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në Kryeqytet
PrishtinëPostuar: 10:25 / 20.12.2023
Ndër të tjera, nënkryetarja Sahatçiu ka njoftuar se: “Me Dr. Natyra Agani nga Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje, në emër të Drejtorisë për Arsim, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit nga e cila përfitojmë burime profesionale falas, për nxënësit me nevojat e veçanta arsimore, prindërit/ familjaret e tyre, asistentët, mësimdhënësit dhe akterët tjerë relevant me qëllim të promovimit të gjithëpërfshirjes dhe ndryshimit social pozitiv në shkolla.”