Nga java e ardhshme parkingu pa pagesë për veturën e parë të banorëve rezident të Kryeqytetit

PrishtinëPostuar: 14:18 / 16.01.2024

Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:

Nga 22 janari 2024, hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet, dhe disa nga pikat kryesore janë këto:

1. Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë)
2. Kosto më e lirë për veturën e dytë (10 euro për muaj)
3. Zgjatja e orarit në Zonën 1 dhe 2 deri në ora 23:00.
4. Kufizim i parkimit në lagjet rezidenciale për vizitorë në orët e mbrëmjes dhe më shumë hapësira në dispozicion për banorët rezident      
5. Largim i të gjitha laurave në lagjet rezidenciale
6. Dita e shtunë dhe e diel pa pagesë në parkingjet e hapura

Të gjithë qytetarët që kanë parapagim përtej datës 22 Janar 2024 do të rimbursohen, duke zbritur shumën prej 10 euro për ta cilësuar si pagesë të tarifës administrative.

- Të gjithë qytetarët të cilët i kanë dokumentet e plota në ndërmarrje do të njoftohen për të nënshkruar kontratën e re dhe nuk kanë nevojë të sjellin dokumente shtesë.

Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet:
https://prishtinaonline.com/.../3._rregullore_prishtina...