Njoftim për mbajtje të Shqyrtimit Publik nga Komuna e Prishtinës

PrishtinëPostuar: 12:23 / 15.02.2024

Shqyrtimi publik do të mbahet në Ndërtesën e Re të Komunës së Prishtinës, Kati 2, Drejtoria e Planifikimit Strategjik nga data. 22.02.2024 – 07.03.2024 nga ora 09:00 – 15:00.

Në hollin e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik do të jetë i ekspozuar materiali (pjesa grafike) sipas Vendimit nr. 01-020/04-236505/23 dt. 26.12.2023.

Organizmin e shqyrtimit publik të këtij projekt-dokumenti e bën Drejtoria e Planifikimit Strategjik të Komunës së Prishtinës, me ç’rast do të evidentohen përmbledhjet e propozimeve, vërejtjeve dhe sugjerime me shkrim në raportin gjatë shqyrtimit publik, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të planit nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës.