Përurohet zgjatja e linjës nr.15 deri në fshatin Hajkobillë
PrishtinëPostuar: 18:15 / 01.02.2024
Banorët e fshatrave Hajkobillë, Dabishec dhe të tjerë përreth do të kenë transport publik pas vendimit të Komunës për zgjatjen e kësaj linje.
Kryeshefi Maraj, u shpreh se prioritet i ofrimit të shërbimeve efikase nuk janë vetëm pjesët urbane të qytetit por padyshim edhe gjithë fshatrat e Komunës së Prishtinës.
Banorët e pranishëm u shprehën të kënaqur me këtë linjë e cila do të ketë pesë nisje brenda ditës.