Po renovohet tërësisht objekti i Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë
Lidhur me këtë vizitë, kryetari Rama ka shkruar:
“Renovim i tërësishëm i objektit të Gjimnazi i shkencave shoqërore "Ahmet Gashi" - Prishtinë
Bashkë me nënkryetaren dhe u.d e drejtores së Drejtorisë së Arsimit, Jehona Lushaku Sadriu inspektuam punimet që po bëhen në renovimin e tërësishëm të objektit të Gjimnazi i shkencave shoqërore "Ahmet Gashi" - Prishtinë.
Përfundimi i këtyre punimeve do të sjellë transformimin e tërësishëm të mjedisit arsimor për rreth 1300 nxënësit e institucionit, duke u ofruar atyre jo vetëm ambiente të reja dhe të përshtatshme për mësim, por edhe hapësira të dedikuara për edukimin fizik dhe aktivitete të tjera extrakurrikulare.
Ky projekt, i mbështetur financiarisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vlerën e 985.000 eurove, do të krijojë një hapësirë të re dhe moderne arsimore që do t'i përgjigjet nevojave dhe sfidave të edukimit të nxënësve tanë.”