Prezantohet projekti "Prishtina pa azbest"

PrishtinëPostuar: 17:48 / 12.01.2024

Shkrimi i plotë i kryetarit Rama:

“PRISHTINA PA AZBEST” - projekti që siguron mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

Kemi prezantuar projektin "Prishtina pa azbest" i cili për objektiv kryesor ka menaxhimin dhe largimin e azbestit nga objektet e ndryshme në kryeqytet, për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin publik nga ky mineral toksik.

Në ditët në vazhdim do të lansojmë edhe platformën online “PRISHTINA PA AZBEST”, platformë kjo e cila do të ketë informata, lokacione dhe shifra të sasisë së azbestit në kryeqytet. Në këtë platformë do të kenë qasje të gjithë qytetarët për të adresuar edhe vet ata vendndodhjen e këtij minerali toksik në objekte publike dhe private të cilat më pas do t'i largojmë.

Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve tanë është prioriteti ynë më i lartë!