Rama: 12 mijë konsumatorë të rinj do të kyçen në Termokos
“Qytetarët do të ngrohen nga energjia termike prej 50 MW, e siguruar nga panelet solare të vendosura në një hapësirë prej 69 mijë metrash katrorë, në kuadër të projektit "Solar 4 Kosovo". Investim i cili do të mundësojë integrimin e sistemit të burimeve të ripërtritshme në zonat e reja në Prishtinë, po ashtu do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme dhe të përballueshme për qytetarët për të përmirësuar cilësinë e ajrit në kryeqytet.
Projekti me vlerë 80.5 milionë eurove do të realizohet fal ndihmës së Qeverisë Gjermane dhe kredive të buta nga KFW, WBIF, BERZH dhe investimit vendor prej 4.4 milion eurove.
Kjo marrëveshje u nënshkrua sot mes Ministrit të Financave z.Hekuran Murati dhe Kryeshefit Ekzektutiv të "Termokos", z.Fisnik Osmani.” – ka njoftuar ndër të tjera kryetari Rama.