Termokos ndan 15 bursa për studentët e Fakulteteve Teknike

PrishtinëPostuar: 15:41 / 29.01.2024

Njoftimi i plotë:

Afati i aplikimit : 01.02.2024

Përse te aplikoni :
•Mundësi për të fituar një nga 15 bursat e ofruara nga Termokos!
•Ndihmë financiare për të kryer studimet në fushën e inxhinierisë dhe teknologjisë!
•Pjesëmarrje në një komunitet të përkushtuar të inxhinierëve të ardhshëm!

Ku dorëzohet dokumentacioni :
Studentët mund te dorëzojnë dokumentacionin  tek Dekanati i njësive përkatëse :
•Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike(FIM)
•Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit(FIN)
•Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike(FIEK)

Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë studentët tanë të shkëlqejnë në fushën e inxhinierisë dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme të qëndrueshme me shumë suksese!

Apliko tani dhe bëhu pjesë e rrugëtimit drejt një karriere inxhinierike të ndritshme!

Ndani këtë njoftim me miqtë dhe bashkëmoshatarët tuaj për të ndihmuar ata të gjejnë këtë mundësi unike!