Termokos po shkon drejt digjitalizimit

PrishtinëPostuar: 17:47 / 15.02.2024

Më tutje, në njoftim thuhet se:

“Duke përfituar nga ekspertiza dhe mbështetja e Grupit Hulumtues të Politikave të Ballkanit, Termokos po shkon përpara me projekte inovative dhe të avancuara teknologjikisht për të modernizuar shërbimet e saj.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Termokos do të përfitojë nga mbështetja profesionale dhe donacionet për të forcuar kapacitetet tona dhe për të përshpejtuar zhvillimin e ndërmarrjes.
Termokos po e bën Prishtinën të gjelbër në mënyrën më të inteligjentë të mundshme, duke u angazhuar në digjitalizimin e shërbimeve tona Termokos është duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e një qyteti të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për të ardhmen.”