Drejt finalizimit punimet në parkun “Kemal Ataturk” në lagjen “Kurilla”
PrizrenPostuar: 15:14 / 11.01.2024
Postimi i plotë i kryetarit Totaj:
Ndërtimi i parqeve, në të gjitha hapësirat ku është e mundur në Komunën e Prizrenit, është domosdoshmëri për krijimin e një ambienti të shëndoshë por edhe rekreativ për qytetarët.
Në lagjen “Kurilla”, punimet janë drejt finalizimit në parkun “Kemal Ataturk”, që tashmë është një oazë e bukur, me të gjitha kushtet, për banorët e kësaj lagjeje.