Filloi renovimi i SHFMU “Lekë Dukagjini” në Prizren

PrizrenPostuar: 18:47 / 02.11.2023

Me këtë rast kryetari Totaj, ka njoftuar se, kanë filluar punimet për renovimin e SHFMU "Lekë Dukagjini", ku, është paraparë rregullimi i klasave të mësimit (gërryerja e mureve, rrafshimi dhe lyerja e tyre, ndërrimi i dyshemeve si dhe i trupave ndriçues).

Pastaj, do të renovohen blloqet e nyjeve sanitare - ndërrimi i elementeve sanitare, montimi i pllakave të qeramikës në mure, ndërrimi i dyerve, etj.