Fillojnë përgatitjet për restaurimin e objekteve të trashëgimisë në Komunën e Prizrenit
PrizrenPostuar: 15:38 / 02.11.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Totaj:
Drejtoria e Inspektorateve - Sektori i Ndërtimit, në bazë të kërkesës së parashtruar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ka bërë sot largimin e gypave të betonit në rrugën ‘’Nuri Seferi‘’, me qëllim të përgatitjes së kushteve për restaurimin e objekteve të trashëgimisë.