Komuna e Prizrenit fillon punimet infrastrukturore në fshatin Skorobisht
PrizrenPostuar: 19:42 / 20.12.2023
Kryetari Totaj, ka njoftuar se në kuadër të këtij projekti do të ndërtohen muret mbrojtëse për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, trotuaret e rinj, do të bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit të ri në 4 segmente rrugore, shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në 2 akse dhe do të kubëzohen 6 rrugë të fshatit.