Komuna e Prizrenit mundëson pajisjen me vërtetim për furnizim me drunjë për ngrohje për disa kategori
PrizrenPostuar: 18:44 / 01.11.2023
Vërtetimi merret në zyrat e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në rrugën “William Walker” p.n. në Prizren, sipas planifikimit të shpërndarjes:
- Familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së (02.11.2023 deri më 23.11.2023)
- Familjet skamnore (24.11.2023 deri më 08.12.2023).
Drunjtë merren sipas planifikimit paraprak të shpërndarjes në Parkun e Operatorit Ekonomik N.P.T. “Burimi”, në magjistralen Prizren – Suharekë (afër lagjes “Dardania”), duke prezantuar vërtetimin e DPMS-së dhe letërnjoftimin valid të Republikës së Kosovës apo ndonjë dokument tjetër valid me fotografi.