Kryetari Totaj bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë për nder të 17 Shkurtit
PrizrenPostuar: 14:32 / 17.02.2024
“Ceremonia, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve e martirëve, organizata të dala nga lufta e UÇK-së dhe personalitete vendase, ishte një moment prekës kujtimi dhe mirënjohjeje për sakrificat e dëshmorëve në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Angazhimi për t’i ruajtur vlerat e lirisë, demokracisë dhe unitetit për të cilat kanë luftuar dëshmorët riafirmon shpirtin e palëkundur të popullit të Kosovës përballë vështirësive.
Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!” – tha kryetari Totaj.