Kryetari Totaj ka pritur në takim drejtoreshën menaxhuese të SnapEurope, Danielle Fränkel
PrizrenPostuar: 19:26 / 08.11.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Totaj:
Trajtimi i qenve endacakë vazhdon te jetë sfidë.
Me kënaqësi prita sot drejtoreshën menaxhuese të SnapEurope (strehimore e infermierisë së kafshëve Programi në Evropë), Danielle Fränkel nga kjo organizatë holandeze që punon me kafshët në shumë shtete evropiane.
Çështja e strehimit të kafshëve dhe ndalimin e shumimit të tyre ishte temë boshte, që është prioritet yni dhe duhet zgjidhur.
Gjatë bisedës theks të veçantë kishte vetëdijesimi i qytetarëve për trajtimin e qenve endacakë, me ç'rast ofrova mbështetjen e plotë të Komunës së Prizrenit për zbutjen e situatës aktuale me qentë.