Kryetari Totaj ka pritur në takim Komandantin e RC-W të KFOR-it italian, Kolonelin Francesco Ferrara

PrizrenPostuar: 18:20 / 14.03.2024

Njoftimi i plotë i kryetarit Totaj:

“Kisha kënaqësinë ta pres sot, për herë të parë, Kolonelin Francesco Ferrara, Komandant i RC-W të KFOR-it italian, me bashkëpunëtorë, me të cilin biseduam për vlerat e Komunës së Prizrenit, trashëgiminë historike e kulturore, bashkëjetesën shembullore të natyrshme si dhe për jetën e pasur kulturore e sportive.
Me këtë rast diskutuam edhe për bashkëpunimin e ngushtë të Komunës së Prizrenit me institucionet e sigurisë – për ruajtjen e ambientit pozitiv dhe të jetueshëm për të gjithë.”