Kryetari Totaj mban mbledhjen e rregullt me drejtorët e Komunës së Prizrenit
Kryetari Totaj lidhur me këtë mbledhje ka shkruar:
“Fillimisht, adresova të gjitha çështjet nga bisedat me qytetarët te drejtorët përkatës, të cilat do të trajtohen ditëve në vijim.
Çështjet më të rëndësishme që i diskutuam:
1.Shtrimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën “Edit Durham” është para përfundimit.
2.Po zhvillohen punimet në ujësjellësin e fshatit Zhur.
3.Kanë filluar punimet në lagjen “11 Marsi” – rregullimi i rrugëve, kanalizimit dhe instalimit të ndriçimit publik.
4.Në përfundim janë punimet e ndërtimit të rrugëve në fshatin Kabash, gjithashtu, po vazhdojnë punimet në pikën turistike në ujëvarat në Korishë.
5.Përgatitja e festave të Nëntorit.
6.Përurimi i lojërave dhe fitnesit në parkun e Qendrës Sportive “Sezai Surroi”.
7.Faza e tretë e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë për fermerët e Komunës së Prizrenit.
8.Po vazhdon aksioni i largimit të konstruksioneve metalike në gjithë qytetin.
9.Ka përfunduar me sukses Check-Up-i për detektimin e kancerit të gjirit gjatë gjithë muajit tetor – Muajit Rozë.
10.Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e QKMF-së në ish bazën e KFOR-it dhe QMF-së në Korishë.