Kryetari Totaj mirëpriti ish administratorin e UNMIK-ut në Komunën e Prizrenit pas luftës, Mark Baskin
PrizrenPostuar: 18:43 / 09.11.2023
Kryetari Totaj lidhur me këtë takim ka shkruar se: “Kemi biseduar për etapat e zhvillimit të Komunës sonë, me ç’rast ai u shpreh se Prizreni është zhvilluar mjaftë nga ajo kohë dhe po vazhdon me trendin e zhvillimit për arritjen e mirëqenies së qytetarëve.
z. Baskin, vazhdon veprimtarinë në Kosovë, ku, aktualisht është profesor i politikave publike në RIT Kosova (Rochester Institute of Technology - AUK).”