Kryetari Totaj mirëpriti në takim shefin e zyrës kineze në Prishtinë, Cheng Lei
Kryetari Totaj ndër të tjera ka shkruar: “Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve, duke shprehur gatishmërinë e dyanshme për mundësinë e bashkëpunimit në të gjitha sferat, veçanërisht në zhvillimin e biznesit dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi.
Me z. Lei u pajtuam se komunikimi i vazhdueshëm duhet të krijoj ura bashkëpunimi mes dy popujve dhe të krijoj partneritetit me mundësi të realizimit të projekteve të përbashkëta me interes të dyanshëm.
Gjithashtu, biseduam edhe për shkëmbimin e turistëve që do të ndikonte në fuqizimin e miqësisë dhe përshpejtimit të procesit të lidhjes formale diplomatike të shteteve tona, pavarësisht se Kina akoma nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, por, ky fakt nuk do të jetë pengesë e bashkëpunimit tonë kulturor, sportiv, biznesor, etj.”