Kryetari Totaj morri pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon që u mbajt në Gjakovë
Kryetari Totaj ndër të tjera ka shkruar:
“ALBANAK”- Konaku shqiptar!, do të jetë platforma e parë e përbashkët rajonale që do të shërbej si mundësi për të shfaqur ide, projekte dhe aktivitete inovatore për t’i rrjetëzuar këshillat komunalë, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë, si dhe për ta sjellë një perspektivë të re rinore në transformimin e shoqërive tona.
Përmes aplikacionit “ALBANAK”, do të sillen më afër të gjithë anëtarët e UBSHR-së, që do ta ketë si qëllim afrimin e administratave të bashkive të Unionit dhe ofrimin e shërbimeve më të mira drejt qytetarëve.
Do të jetë një aplikacion me një arkitekturë komplekse, ku secili user do të ketë të drejta specifike dhe role te veçanta për të menaxhuar elemente të ndryshme.