Kryetari Totaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Zhvillim Rajonal-Jug
PrizrenPostuar: 17:00 / 22.03.2024
Lidhur me këtë, kryetari Totaj ka shkruar:
“Nënshkruam sot Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Zhvillim Rajonal-Jug (AZHR), për zbatimin e politikave të zhvillimit rajonal, hartimin, dizajnimin dhe zbatimin e projektit ERPK, skemën e granteve për biznese duke e rritur prodhimin dhe përpunimin si dhe realizimin e Programeve për Start-Up-e.
Me këtë rast do të krijohen vende të reja të punës në Komunën e Prizrenit dhe do të rriten kapacitetet njerëzore lokale përmes projekteve të financuara nga burimet e brendshme dhe ato të jashtme.”