Kryetari Totaj pjesë e konferencës “Fuqizimi i Kontratës Sociale Lokale”
PrizrenPostuar: 17:47 / 18.01.2024
Njoftimi i plotë i kryetarit Totaj:
“Kisha kënaqësinë që sot të marr pjesë në konferencën “Fuqizimi i Kontratës Sociale Lokale” të organizuar nga Aktiviteti i USAID Kontrata Sociale, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve dhe zyrtarët komunalë të pesë komunave që një vit më parë nënshkruam Zotimin për Agjendën e Kontratës Sociale.
Qëllimi i kësaj konference ishte vlerësimi i progresit një vjeçar dhe caktimi i planit për këtë vit në kuadër të kësaj Agjende, që ka mision forcimin e partneritetit mes qeverisjes lokale dhe qytetarëve, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së tyre.”