Kryetari Totaj pjesë e tryezës së rrumbullakët për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe përfaqësuesve të bashkësive fetare
PrizrenPostuar: 17:47 / 06.12.2023
Në këtë tryezë, ku, morën pjesë përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse Serbe, Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore, Unionit të Tarikateve dhe komunitetit Hebre u diskutua për promovimin e dialogut dhe partneritetit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe bashkësive fetare.
Prizreni njihet për tolerancë fetare dhe bashkëjetesë të natyrshme harmonike, gjë që është vlerë e trashëguar e shoqërisë sonë.