Kryetari Totaj priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik
PrizrenPostuar: 15:27 / 24.11.2023
“Gjatë kësaj vizite, e para te një kryetar komune si ambasador, z. Bozik shfaqi mbështetjen e tij për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Zhvillimi i biznesit dhe i turizmit mes dy vendeve ishte ndër çështjet kryesore që i biseduam.
Ambasadori, gjithashtu, njoftoi se Qeveria hungareze ndan 75 bursa për vitin 2024, për studime bachelor dhe master për studentët kosovarë, me ç’rast shfrytëzoi rastin t’u bëjë thirrje studentëve prizrenas për aplikim dhe vazhdim të studimeve në Hungari.” – ka shkruar kryetari Totaj.