Kryetari Totaj priti në takim drejtoreshën dhe këshilltaren e lartë në UNDP ICPSD, Gulcin Salingan
PrizrenPostuar: 11:43 / 04.12.2023
“Me këtë rast diskutuam për projektin “Fuqizimi i Veprimit Lokal për Klimën (SLCA)” i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), që përkrahë Komunën e Prizrenit dhe atë të Suharekës në tranzicionin drejt zhvillimit me emetim zero, duke u këshilluar me akterë përkatës për mbledhjen e informatave dhe të të dhënave me rëndësi nga fusha e investimeve e financimit për veprimin për klimën si dhe zhvillimin e gjelbër.
Projekti me përkrahje nga Qendra Ndërkombëtare e UNDP-së në Stamboll për Sektorin Privat në Zhvillim (IICPSD), është duke vlerësuar mundësitë për investime dhe për zhvillimin e mekanizmave të financimit inovativ për veprimin klimatik në Komunën e Prizrenit.” – shkruar kryetari Totaj.