Kryetari Totaj priti në takim fëmijët e kopshtit "Nëna Kabrini" në Prizren

PrizrenPostuar: 14:46 / 15.02.2024

Lidhur me këtë, kryetari Totaj ka shkruar:

“Të shoqëruar nga edukatoret dhe stafi i tyre, fëmijët, në shenjë admirimi dhe atdhedashurie, më dhuruan një pikturë të punuar nga duart e tyre të talentuara, me motive shtetërore.  

Me të qeshura dhe ndjenja të përbashkëta krenarie kaluam pak çaste me fëmijët, që më lanë mbresa me mendimet e tyre për Kosovën, me ç’rast mishëruam frymën e festës së Pavarësisë dhe shpresën për të ardhmen e tyre.”