Kryetari Totaj priti në takim Komandantin e KFOR-it italian RC-W, kolonel Gabriele Vacca
PrizrenPostuar: 11:24 / 09.11.2023
“Biseduam për shembullin që e jep Prizreni në rajon e më gjerë me traditën e bashkëjetesës në harmoni që është vlerë e qytetit tonë.
Gjithashtu, folëm edhe për krijimin e kushteve më të mira për brezat e rinj, arsimin cilësor dhe zhvillimin ekonomik që do të ndikonin drejtpërdrejt në ndaljen e trendit të emigrimit dhe kontributit në shoqëri.” – ka shkruar kryetari Totaj.