Kryetari Totaj priti në takim nxënësit e shkollës profesionale të Ilijashit të Bosnje e Hercegovinës
PrizrenPostuar: 18:16 / 08.11.2023
Me këtë rast, me të rinjtë boshnjakë e prizrenas, Kryetari Totaj diskutoi për pikat e përbashkëta të shteteve tona dhe për intensifikimin e komunikimit mes vete në mënyrë që të rinjtë të krijojnë ura dhe shkëmbime përvojash për zhvillimin intelektual e profesional të tyre.
Qëllimi i vizitave të ndërsjella ka të bëjë me aktivitete të ndryshme me tema që prekin diversitetin kulturor në mes Kosovës dhe Bosnjës.