Kryetari Totaj priti në takim përfaqësuesin rezident të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros

PrizrenPostuar: 12:13 / 07.12.2023

Kryetari Totaj, ndër të tjera ka njoftuar se ky takim është zhvilluar për të diskutuar për zhvillimin e mekanizmave për veprimin klimatik në Komunën e Prizrenit dhe krijimin e sistemit të energjisë së ripërtëritshme që rrjedh nga proceset natyrore dhe rimbushet vazhdimisht.