Kryetari Totaj priti në takim përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve dhe të OJQ “Nevo Koncepti”
PrizrenPostuar: 14:21 / 20.11.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Totaj:
Në dhjetor të vitit 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka rekomanduar të gjitha shtetet ta kenë një ditë të institucionalizuar si Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve.
Me këtë rast, sot, për 20 Nëntorin - Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, kisha kënaqësinë t’i pres përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve dhe të OJQ “Nevo Koncepti”, për t’i dëgjuar kërkesat e tyre dhe ta ritheksoj mbështetjen e Komunës së Prizrenit me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion.