Kryetari Totaj priti në takim Zyrtarin Politik të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Dominic P. McIntyre
PrizrenPostuar: 11:42 / 23.01.2024
Njoftimi i plotë i kryetarit Totaj:
“Kisha kënaqësinë ta pres në një takim njoftues e miqësor Zyrtarin Politik të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Dominic P. McIntyre, me ç'rast diskutuam për çështje të aktualitetit politik në përgjithësi, me theks të veçantë për avancimin e trajtimit të temave që ndërlidhen me komunitetet pakicë në Komunën e Prizrenit.
Me z. McIntyre, biseduam edhe për vlerat e Komunës sonë - trashëgiminë kulturore e historike, bashkëjetesën e qytetarëve tanë në harmoni të plotë dhe marrëdhëniet e mira me prijësit e të gjitha religjioneve që praktikohen tek ne, që e bëjnë Prizrenin një qytet tërheqës dhe interesant për të gjithë vizitorët.”