Mbahet mbledhja e dytë e Këshillit Publik-Privat në Komunën e Prizrenit
“Diskutuam mbi çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me menaxhimin, ndarjen dhe shkëmbimin e pronës komunale si dhe promovimin e partneritetit publik-privat e mbështetjen për bizneset me pronare femra.
Biseda u përqendrua në menaxhimin dhe shfrytëzimin efektiv të pronës komunale dhe rritjen e mirëqenies së komunitetit, derisa, në këtë bashkëbisedim konstruktiv diskutuam strategjitë e shpërndarjes së burimeve komunale duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe shpërndarje të barabartë për të gjithë.
I mbështetur nga Aktiviteti i USAID-it për Qeverisjen e Pronës, ky këshill shërben si një dëshmi e fuqisë transformuese të mekanizmave të qeverisjes bashkëpunuese në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit.” – ka shkruar kryetari Totaj lidhur me këtë takim.