Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Prizrenit
Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan, diskutuan dhe miratuan këto pika të cilat i ka rekomanduar edhe Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF):
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të datës 23 nëntor 2023;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-rregullores komunale për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve, transfereve dhe granteve;
5. Raporti për 6 (gjashtë) mujorin e dytë të punës së Kryetarit të Komunës.
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Përzgjedhës (DKA) sipas kërkesës së MAPL-së;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi shpalljen e interesit të përgjithshëm (hapja dhe ndërtimi i rrugës – Lagjja Bajram Curr);
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores nr.001/011-38749 dt.10.03.2022 për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Prizrenit;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratim paraprak të listës së përgjithshme dhe të veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2024.
Ndërsa, pikat “Shqyrtimi dhe miratimi propozim-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 001/011-99275 të datës 30 qershor 2023 për taksa komunale” dhe “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për vënien në shqyrtim publik të planit rregullues të hollësishëm “zona e parkut për industri të lehtë në Prizren - parku i biznesit”, sipas hartës zonale të Komunës së Prizrenit, (sipas kërkesës të MMPHI)”, mbetën për t’u diskutuar në seancën e ardhshme.