Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të datës 26 tetor 2023;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit, për vitin 2024;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme, për vitin 2024;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shqyrtim publik të planit rregullues të hollësishëm “Zona e parkut për industri të lehtë në Prizren – Parku i Biznesit”;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 001/011-99275 dt. 30.06.2022 për taksa komunale;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për emërimin e komisionit për përzgjedhjen e këshillave lokale;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për emërimin e komisionit të ankesave (lidhur me procesin e përzgjedhjes së këshillave lokale);
10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e Rregullores Nr.001/011-141488 të datës 28.09.2023 për Bonuset e Zonimit;
11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës me negocim;
12. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit nr.001/011-136800 dt. 22.09.2022 mbi shpalljen e interesit të përgjithshëm publik.
13. Informatë mbi ndarjen e subvencioneve nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, për vitin 2023;
14. Informatë mbi ndarjen e subvencioneve nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2023;
15. Informatë mbi ndarjen e subvencioneve dhe ndihmave nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2023.
KPF-ja rekomandoi që të gjitha këto pika të jenë në rend dite në mbledhjen e IX (nëntë) të rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 23 nëntor 2023 (e enjte).