Mbahet mbledhja e rregullt me drejtorët e Komunës së Prizrenit
PrizrenPostuar: 17:20 / 23.01.2024
“Me këtë rast diskutuam kryesisht për ngritjen e nivelit të performancës komunale, gjë që, për dallim prej viteve të kaluara ka pasur rritje mbi 100% sipas vlerësimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
U zotuam se, me frymën tonë ekipore, edhe sivjet do të jemi në hap me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe do ta ngrisim edhe më shumë nivelin e performancës, duke punuar në shërbim të rregullimit të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Totaj.