Mbahet mbledhja e rregullt me drejtorët e Komunës së Prizrenit
Fillimisht, adresova të gjitha çështjet nga bisedat me qytetarët te drejtorët përkatës, të cilat do të trajtohen ditëve në vijim.
Çështjet më të rëndësishme që i diskutuam:
-Renovimi i SHFMU “Fadil Hisari” investim nga Ambasada Amerikanë në Kosovë, ndërsa, kjo ambasadë ka investuar edhe në shkollën “Naim Frashëri” në Vlashnje – ndërtimi një kabinet me kompjuterë.
Kanë filluar punimet në oborrin e shkollës “Gani Saramati”.
-Organizimi i ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve për mësimdhënësit që janë pensionuar vitin e kaluar, për nder të ditës së mësuesit, më 7 Mars.
-Hartimi i projektit për renovimin e tërësishëm të Stacionit të Autobusëve, me ç’rast parashihet dhe ndërtimi i dy kateve nën tokë për rreth 800 parkingje.
-Fillimi i punimeve në Sheshin Shatërvan, përfshirë rregullimin e infrastrukturës nëntokësore dhe rregullimin e kalldrëmit.
-Po bëhet shpërndarja e 250 pakove ushqimore për familjet në nevojë.
-Në fundjavë do të shpërndahen 150 metra drunj për ngrohje.
-Po vazhdon procesi i zgjedhjes së kryetarëve të bashkësive lokale në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.
-Ka përfunduar renovimi i tërësishëm i objektit të Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren.
-Po vazhdojnë aksionet e inspektorëve për lirimin e hapësirave publike në trotuare.