Mbahet takimi i tretë tremujor rreth implementimit të Agjendës së Kontratës Sociale për Komunën e Prizrenit
PrizrenPostuar: 11:33 / 15.12.2023
Kryetari Totaj, theksoi se në këtë takim diskutuan për punën në ndërtimin e praktikave të qëndrueshme të pjesëmarrjes publike dhe forcimin e partneritetit ndërmjet qeverisjes lokale dhe grupeve të qytetarëve, në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës së banorëve të Komunës së Prizrenit.
“Ndërtimi i tualeteve publike dhe rifunksionalizimi i Qendrës Rinore në lagjen “Ortakoll” ishin pjesë e bisedës, të cilat projekte janë në proces të realizimit.
Me përkushtim, çdo ditë e më shumë jemi duke e rritur bashkëveprimin mes qytetarëve dhe zyrtarëve komunalë. “ – njoftoi ndër të tjera kryetari Totaj.