Në Prizren zhvillohet aksioni vjeshtor për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme

PrizrenPostuar: 12:30 / 01.11.2023

Ky aksion bëhet pa pagesë, derisa, qytetarët duhet t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre, ndërsa amvisëritë e banimeve kolektive në pikën më të afërt të mbeturinave.

Aktiviteti i mbeturinave të vëllimshme zhvillohet duke u bazuar në disa faktorë:

- Komuna e Prizrenit sipas Rregullores Komunale dhe Ligjit në fuqi, i menaxhon mbeturinat komunale, ku për këtë arsye, komuna ka të kontraktuar kompanitë përmes tenderit për kryerjen e këtij shërbimi. Mbeturinat e vëllimshme nuk janë pjesë e këtij shërbimi dhe mbledhja e këtyre mbeturinave, kërkon shërbim te veçantë.

- Mbledhja e mbeturinave të vëllimshme bëhet vetëm dy herë në vit, prandaj, çdo sasi e këtyre mbeturinave e gjeneruar jashtë këtij intervali kohor shkakton pikë grumbullimi jo të kontrolluar, me pamje jo të mirë dhe mbi të gjitha një kosto të rritur të shpenzimit për shërbimin e tyre.

Ju faleminderit për mirëkuptim!