Nis ndërtimi i shtigjeve për biçikleta në fshatin Vlashnje të Komunës së Prizrenit
PrizrenPostuar: 18:23 / 01.11.2023
“Ky projekt i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka për qëllim promovimin e shëndetit dhe çiklizmit malor si dhe të krijoj mjedis më të përshtatshëm për ata që e përdorin biçikletën si mjet transporti dhe rekreacioni.
Përveç në ruajtjen e mjedisit nga ndotja, shtigjet e reja për biçikleta, të ndara nga trafiku i makinave, do të ndikojnë në joshjen e turistëve për vizitë në këtë pjesë të Komunës së Prizrenit dhe do ta rrisin sigurinë e komoditetin e çiklistëve gjatë shëtitjeve në natyrën e mrekullueshme të kësaj zone.” – ka shkruar kryetari Totaj.