Përfunduan punimet në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “Mati Logoreci” në Prizren
PrizrenPostuar: 17:41 / 07.02.2024
“Me këtë rast është bërë montimi i dyerve e dritareve të reja, ndriçimit, fasada e jashtme e objektit shkollor si dhe është bërë izolimi me kulmin e ri.
Ky projekt, i rëndësishëm për nxënësit dhe personelin e shkollës, është realizuar përmes marrëveshjes për shërbime të efiçiencës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.” – ka njoftuar ndër të tjera kryetari Totaj.