Përurohet kabineti i IT-së në Gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren
PrizrenPostuar: 19:49 / 14.11.2023
“Së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës Turke në Prizren, Celal Doğan, bëmë sot përurimin e kabinetit të IT-së në Gjimnazin "Gjon Buzuku", projekt i mbështetur nga KFOR-i turk.
Mësimi në kabinet rrit produktivitetin dhe kreativitetin e nxënësve, për të cilët po kujdesemi që të mbështeten në të gjitha format që të jenë në hap me Teknologjinë Informative – profesionin e së tashmes dhe të ardhmes.” – ka njoftuar kryetari Totaj.