Po pastrohet nga bora rruga në drejtim të Prevallës

PrizrenPostuar: 14:37 / 16.12.2023

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit,

Ju njoftojmë se në kuadër të përpjekjeve tona për sigurinë dhe qarkullimin e lirë të trafikut në rrugët regjionale, K.R.M "Ekoregjioni" ju del në ndihmë kompanive të cilat janë kompetente për pastrimin e rrugëve regjionale. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, borëpastruesja jonë është në punë për hapjen e rrugës në drejtim të Prevallës.

Me këtë rast, kërkojmë nga ju që ta shmangni lëvizjen me automjete në drejtim të Prevallës dhe Brezovicës derisa punimet të përfundojnë dhe kushtet e sigurisë të rikthehen në nivelin e duhur.

Ju faleminderit për mirëkuptim!