Po vazhdon me dinamikë të paraparë ndërtimi i QKMF-së së re në Prizren
PrizrenPostuar: 20:43 / 07.12.2023
“Ky projekt planifikohet të përfundojë vitin e ardhshëm dhe pritet të јetë modern si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në atë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Objekti, me rreth 1.500 metra katrorë hapësirë, do ofrojë shërbime cilësore mjekësore dhe hapësirë të mjaftueshme parkimi për pacientët.” – ka shkruar kryetari Totaj.