Po vazhdon ndërrimi i sistemit të vjetër të kanalizimit në rrugët “Sahat Kulla” dhe “Saraçët” në Prizren

PrizrenPostuar: 17:33 / 31.10.2023

“Qëllimi i këtij projekti është ngritja e shkallës sanitare dhe përmirësimi i çështjes së menaxhimit të ujërave të ndotura në këtë pjesë të Prizrenit.
“Hidroregjioni Jugor”, si përfitues i këtij projekti të mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes Institutit Kreditor për Rindërtim (Kreditanstalt für Wiederaufbau: KfW), ka bërë të ditur se punimet do të zhvillohen rreth një muaj në këto rrugë të rëndësishme për qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.” – ka shkruar kryetari Totaj.