Po vazhdon ndërtimi i murit mbrojtës në rrugën kryesore që lidh fshatrat Piranë dhe Zojz
PrizrenPostuar: 14:47 / 11.11.2023
Kryetari Totaj, ka shkruar se ky mur po ndërtohet për t’i parandaluar rrëshqitjet e dheut, projekt i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e komunitetit, duke ofruar një mbrojtje të nevojshme kundër rreziqeve natyrore dhe mundëson që fshati të jetë një vend më i sigurt për të gjithë banorët dhe frekuentuesit e kësaj rruge.