Po vazhdon renovimi i klasave të mësimit dhe nyjeve sanitare në SHFMU "Lekë Dukagjini" në Prizren

PrizrenPostuar: 17:33 / 05.02.2024

Kryetari Totaj, ka njoftuar se në kuadër të këtyre investimeve përfshihen demolimi e gryerja e mureve dhe e dyshemeve, si dhe instalimi i ri i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit te nyjet sanitare.

Gjithashtu, po bëhet patinimi dhe lyerja me ngjyrë e mureve dhe plafonëve në hapësirat e klasave dhe sipas nevojës. – ka shkruar ndër të tjera kryetari Totaj.