Prezantohen rezultatet e dala nga projekti “Pjelloria e tokës dhe rekomandimi për plehrat artificial” në Komunës së Prizrenit
PrizrenPostuar: 11:17 / 23.11.2023
Qëllimi i këtij projekti është që t’u ndihmohet fermerëve që t’i minimizojnë shpenzimet e prodhimit dhe të përdorin plehra adekuate për pjellorinë e tokës, me ç’rast, DBZHR-ja ka vendosur që gjatë tri viteve të ardhshme t’i kryej analizat e tokave bujqësore në të gjitha fshatrat e Komunës së Prizrenit.
Tani, është bërë përcaktimi i llojeve të plehrave, rekomandimi për llojin e plehrave që duhen përdorur – bazuar në kulturën që mbillet, shfrytëzimi racional i plehrave, rritja e rendimentit për njësi të sipërfaqes dhe zvogëlimi i humbjeve.
Në këtë fazë të projektit janë përfshirë 20 fshatra të Komunës së Prizrenit.