Themelohet Këshilli Publiko-Privat në Komunën e Prizrenit
PrizrenPostuar: 17:10 / 11.12.2023
“Komunikimi i vazhdueshëm për sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me menaxhimin, dhënien e këmbimin e pronës komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra, është më se i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit në Komunën tonë dhe shërben për krijimin e urave bashkëpunimi mes komunitetit të biznesit dhe pushtetit lokal.
Përmirësimi i ambientit për zhvillimin e biznesit është ndër prioritetet tona, që përkthehet drejtpërdrejtë në zhvillim ekonomik të rajonit tonë dhe gjenerim të vendeve të punës.” – ka shkruar kryetari Totaj.